Berisha “non grata” nga Britania, Paloka: Kot i harxhoni milionat për lobime - NACIONALE

Berisha “non grata” nga Britania, Paloka: Kot i harxhoni milionat për lobime

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të shpallur “non grata” kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Ai beson se ky vendim nuk do ta këtë asnjë ndikim. Sipas tij, kot lobohet që të pengohet lideri i PD-së, Sali Berisha.

“Deri sa te vazhdoni t’ju thoni shqiptareve se ‘i korruptuari dhe i lidhuri me krimin’ në këtë vend qenka Sali Berisha pas 10 vitesh në opozitë dhe këtë ju a thoni duke mbajtur në krah Ramën, kot i harxhoni milionat për lobime. Ky do jetë qëndrimi edhe kur të njëjtin vendim ta shpallë Zelanda e Re… E nëse dikush mendon se shqiptarët që reaguan me qëndrimin e tyre me 11 dhjetor, 6 mars dhe 7 korrik, pasi Berisha ishte shpallur ‘non grata’ nga DASH, do impresionohen kur këtë ta bej Zelanda e Re, thjeshtë jetojnë në realitet tjetër”, ka shkruar Paloka në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme