Berisha: Në arrestimin e Thaçit qëlloi një trinom bashkëpunimi Kremlin-Beograd-Tiranë - NACIONALE

Berisha: Në arrestimin e Thaçit qëlloi një trinom bashkëpunimi Kremlin-Beograd-Tiranë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, në një replikë ndaj Edi Ramës, pasi përfundoi fyerjet “I pafytyrë” e “i pandershëm” drejt kryeministrit shqiptar, akuzoi këtë të fundit për arrestimin e Hashim Thaçit.

Sipas Berishës, në arrestimi i Hashim Thaçiot ishte produkt i një trinomi në mes të Kremlinit, Beogradit dhe Tiranës.

“Sa i përket arrestimit të Hashim Thaçit, dua t’ju them sot të vërtetën. Në proces të arrestimit të Thaçit qëlloi një trinom, Kremlin, Beograd dhe Tiranë. Ky e mori dhe e futi Thaçin në spiralen e ndryshimit të kufijve në Ballkan” – ka thënë Berisha.

Pastaj Berisha vazhdoi me akuza ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ky i fundit gjatë luftës së Kosovës, shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte në Paris.

“Kur djemtë e Kosovës flijonin jetën dhe derdhnin gjakun, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, parafolësi (Edi Rama) shiste ikonat e vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Shiste ikona të vjedhura, edhe një herë këtë e ka thënë Fatos Nano, është deklaratë e Fatos Nanos” – ka thënë Berisha.

“Unë do të diskutoj më vonë për të gjithë të vërtetat e raportit të Dick Martyt. Çdo gjë është me dokumente. Por ky që ndërtohet tash si patriot, bashkë me Baton Haxhiun, janë promotorët e arrestimit të Hashim Thaçit” – thotë Berisha.

“Ky e di se në çdo variant del thjesht një argat dhe vasal i Aleksandër Vuçiqit. Është i damkosur si argat i tij, jo për Kosovën, por për planet e Vuçiqit...” – shtoi Berisha.