Berisha: Kuvendi në shtator do ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës - NACIONALE

Berisha: Kuvendi në shtator do ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës do ta rrëzojë qeverinë në muajin shtator.

Berisha në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se tensionet e krijuara në veri ishin të programuara mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësim të emisarit Mirsolav Lajçak.

“Këto situata i shërbejnë ruajtjes së status qou-s dhe pengojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës e Serbisë, të cilat luftojnë me njëra tjetrën që nga viti 1912”, ka thënë ai.

Berisha tha se të gjitha partitë në vend duhet të punojnë fort për ta larguar “çeçenizimin” si opsion të politikëbërjes.

“Në shtator, Kuvendi i Republikës së Kosovë besoj se do t’i kryejë të gjitha procedurat e votëbesimit të kësaj qeverie, do ta rrëzojë qeverinë. Ne si kuvendarë të të gjitha partive duhet të punojmë fort për ta larguar ‘çeçenizimin’. Për ketë jam optimist!”, u shpreh tutje deputeti opozitar.

Lajme të ngjashme