Berisha: Kurti është molisur, po kërkon zgjedhje të parakohshme - NACIONALE

Berisha: Kurti është molisur, po kërkon zgjedhje të parakohshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ridvan Berisha, ka thënë se kryeministrit, Albin Kurti është ‘molisur’ nga dialogu me Serbinë duke bërë që të kërkojë zgjedhje të parakohshme.

Berisha dyshon që Kurti po kërkon që të bëhet një formulë e re politike e cila sipas tij, "do t’i lindet piskamat kundër oponentëve në arkivë”.

Për çdo ditë Kurti po shtrëngohet t'i përtypë me zor fjalët e zotimet e tij dhe fare nuk po skuqet. Është i molisur edhe nga përformaca e dobët e qeverisjes përbrenda.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i tij:

Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme për ta ideuar një formulë politike të koalicionit të gjerë. Është i molisur nga dilogu me Serbinë, e tash e ka përjetuar edhe presionin ndërkombëtar, kur më herët thoshte se nuk e di se çka dmth ky presion.

Për çdo ditë Kurti po shtrëngohet t'i përtypë me zor fjalët e zotimet e tij dhe fare nuk po skuqet.

Është i molisur edhe nga përformaca e dobët e qeverisjes përbrenda.

Exit-i për të janë zgjedhjet si kapitull i ri, për rilegjitimitet, për t'i lënë në arkiv të gjitha zotimet e piskamat kundër oponentëve duke e modeluar një fazë të re, koncenzusin mbarëshoqëror!

Gjithmonë është theksuar se uniteti në raport me Serbinë është jetik!

A është tani Kurti adresa premtuese e këtij uniteti?!

Ta shohim. Unë fare nuk kam besim në të!

Hija e kaosit do ta ndjekë çdo herë profilin e tij si politikan kaotik!

Lajme të ngjashme