Berisha kritikon televizionet: Televizionet shqiptare shesin vuajtje - NACIONALE

Berisha kritikon televizionet: Televizionet shqiptare shesin vuajtje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja Kimete Berisha ka kritikuar televizionet shqiptare për përmbajtjet që ofrojnë.

Ajo ka bërë me dije se këto televizione shikuesve iu shesin vetëm vuajtje.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se kush vuan më shumë është më interesanti për popullin.

“Televizionet shqiptare shesin vuajtje - prodhim vendor, vuajtje e përjetuar ose e punuar me dorë (s'vërehet dallimi)...kryesore të jetë me motive popullore, vuajtje tradicionale! Vuajtje ka me shumicë, dhe vuajtja nuk është si lumturia, vuajtja nuk përnngjan me vuajtjen njëra - tjetrën. Kush vuan më shumë, kush është më tragjik - është më interesanti për popullin. Lumturia tek shqiptarët e sotëm nuk ka vlerë. Askush nuk blen lumturi. Televizioni nuk e blen tregimin e lumtur. Prandaj, prodhohet kaq shumë vuajtje. Burri qan për nanën që e ka gjallë. Qan sepse thotë se e do nanën. Vuajtje e madhe”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme