Berisha ka një kërkesë për mediat: Mos nxirrni lajme për Dimalin dhe Mefin, kurseni lexuesin - NACIONALE

Berisha ka një kërkesë për mediat: Mos nxirrni lajme për Dimalin dhe Mefin, kurseni lexuesin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, është tallur pak me deputetët e VV-së, Dimal Bash dhe Mefail Bajqinovci.

Ai ka kërkuar nga mediat që t`i kursejnë lexuesit me lajme për këto dy figura të nderuara në VV.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se nxjerrja Bashkës dhe Bajqinovcit në këto temperatura të larta është e dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

“Kur është tepër, është tepër. Edhe portalet ka një herë po e teprojn me gjith respektin dhe konsideratën. Të zgjohesh në mengjesë, të parositish kafen, e hapë tel. me lexu ndonjë lajm dhe paritur e sheh Dimal Bashën si lajm, i bije me ta ofendu intelegjencën me mengjesë dhe me të shku dita më së keqi. Burra dhe gra, djem e vajza të mediave, kurseni pak lexusit e juaj, nuk bëhet lajm në këto temperatura të larta, surrati i Dimalit, Mefit apo Ramabajës! Mos i bëni intetesant këto mbetje që po kundërmojn nga koshi i plehrave të spitalit gjinekologjik dhe po infektojn gjytetarët e zakonshëm, me propagand serbo-ruse kundër UÇK-së”, ka shruar Berisha.

Lajme të ngjashme