Berisha: Jam takuar me Metën, kemi rënë dakord për aksion të fuqishëm opozitar - NACIONALE

Berisha: Jam takuar me Metën, kemi rënë dakord për aksion të fuqishëm opozitar

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha sot se është takuar me ish-presidentin Ilir Meta, duke paralajmëruar se do të jenë bashkë në protestat e paralajmëruara të shtatorit.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Berisha tha se me Metën, kanë rëndë dakort për “një aksion të fuqishëm opozitar për përballje me këtë regjim, që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend”.

“Jam takuar me zotin Meta. Nuk kemi fiksuar datë për protestë. Kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar për përballje me këtë regjim, që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjet dhe plaçkitjet e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit”, ka thënë Berisha.“E theksova dhe e theksoj sërish, zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë zhvillime që në një shtet normal të kujtojnë grushte të pjesshme të shtetit. Ti je kryeministër, por nuk mund të heqësh drejtorin e Policisë së Shtetit pa motive të forta dhe publike. E heq atë, vetëm për qëllime të mbrapshta, kur nuk tregon motivet. Ti je kryeministër, por nuk mund të zëvendësosh drejtorin e SHISH pa shkarkuar drejtorin. Atë e kanë nisur në shkollë pa afat. Paska qenë i pashkolluar ky Helidoni. Ka muaj të tërë në SHBA. Ti je kryeministër, por nuk mund të shkarkosh drejtorin e pastrimit të parave pa dhënë shpjegime. Në mungesë të shkaqeve të shkarkimit, çdo qytetar ka të drejtë të besojë se kanë qenë arsye personale”- tha Berisha. /TCH

Lajme të ngjashme