Berisha, ish-këshilltarit të Kurtit: Gash, ti nuk e di çka është lufta
Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj kritikave të analistit Shkëlzen Gashi për UÇK-në.
Ajo ka thënë se ish-këshilltari i kryeministri Albin Kuti nuk e di çka është lufta.
Berisha i ka treguar Gashit se UÇK-ja nuk e kishte zgjedhur luftën.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se lufta ishte zgjedhje e Serbisë.
“UÇK nuk e zgjodhi luftën. Gash. Lufta nuk ishte zgjedhja e UÇK-së. Luftën e zgjodhi Serbia. UÇK-ja u ndodh para aktit të kryer të luftës dhe u mundua të mbrohet, se s'kishte zgjidhje tjetër. Edhe sikur të donim paqe, që boll e donte Rugova, nuk na pyeste armiku, se arniku donte luftë dhe u bë siç deshti armiku. Ndodhi lufta”, ka shkruar ajo.
Në vend që t`i shtron pyetje UÇK-së, sipas saj, Gashi duhet t`i shtron pyetje Serbisë.
“Kaq i thjeshtë është tregimi për UÇK-në. Ti e pyet UÇK-në: -Pse keni lejuar të masakrohen shqiptarët?' - 'Pse keni lejuar dhunohen gratë?' - Nuk e pyet Serbinë pse ka vrarë fëmijë e ka dhunuar gra shqiptare? - Se sikur UÇK të mund t'i mbronte - do t'i mbronte të gjithë...ka mbrojtur çfarë ka mundur. Dhe e ka dhënë jetën për t'i mbrojtur shqiptarët. - Botës, si sot, që sheh fëmijë të vrarë e të masakruar në Gaza e në Ukrainë, nuk i bëhej vonë si neve. - UÇK ishte aleate e NATO-s!”, ka shkruar Berisha.