Berisha i përgjigjet reagimit të AGK-së: Paska reagu për mendimin tim të lirë - NACIONALE

Berisha i përgjigjet reagimit të AGK-së: Paska reagu për mendimin tim të lirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish shefi i Sigurisë Kibernetike, Zafir Berisha, është kundërpërgjigjur ndaj reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), të cilët e kanë dënuar Berishën për gjuhën e përdorur ndaj udhëheqësit të emisionit “Debat Plus”, Ermal Pandurit.

Berisha është shprehur se AGK po pengon mendimin e lirë të të tjerëve dhe se reagimi i tyre është qesharak dhe primitive.

Në një postim në faqen e tij personale në Facebook, Berisha ka theksuar se gazetarët nuk kanë të drejtë në shprehjen e mendimit dhe fjalës së lirë.

Ai ka shtuar se reagimi i AGK-së është përpjekje për të marrë kontrollin mbi pronësinë e fjalës së lirë të të tjerëve dhe se kjo nuk është në përputhje me demokracinë.

"AGK-ja paska reagu për mendimin tim të lirë të shprehur para 1 ore në fb tim personal për çasjen si si pandurat i shtjellojn temat për UÇK-së, shumë shumë qesharake!!! Të thirrur me të drejtë në mbojtje të shprehjes dhe mendimit të lirë, AGK-s po i pengon mendimi i të tjerve i lirë për temat që i trajtojn antarët e saj, ama demekraci se jo mahi. Nese je gazetar, për mendimin tim, nuk ki të drejtë as pronsi në shprehje të mendimit dhe fjalës e lirë, prandaj reagimi i tyre perveçse është qesharak, është edhe pêrpjekje primitive mbi pronësin e asaj si si duhet të shprehen të tjetët." - ka thënë Berisha mes tjerash.

Lajme të ngjashme