Berisha i PDK-së për protestën e serbëve në veri: Kërkesa separatiste, të nxitura nga Serbia
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha duke shkruar rreth protestës së serbëve në Mitrovicë të Veriut kundër hapjes së Urës së Ibrit, i ka quajtur “kërkesa separatiste”.
“Kjo kërkesë e serbëve është e papranueshme, është separatiste dhe e nxitur nga Serbia”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Protesta e Serbëve në Veri të Mitrovicës dhe Kërkesa e Tyre për Mos Hapje të Urës është Kërkesë Separatiste
Kosova dhe populli i saj janë përcaktuar për integrimet euroatlantike dhe respektimin e parimeve të BE-së për lëvizje të lirë dhe mbështetje e harmonizim me bashkësinë ndërkombëtare.
Serbët lokalë të mbledhur në Veri të Mitrovicës për të protestuar kundër hapjes së Urës së Ibrit, kanë bërë thirrje unanime që të mos ketë hapje për qarkullim të lirë të urës që ndan qytetin e Mitrovicës.
Kjo kërkesë e serbëve është e papranueshme, është separatiste dhe e nxitur nga Serbia.
Kjo tregon se serbët nuk janë të interesuar të jetojnë në një shtet të përbashkët.
Pas kësaj kërkese separatiste të serbëve kundër hapjes së Urës së Ibrit, me patjetër qeveria duhet ta bëjë të kalueshme për qytetarët, automjetet e tyre, mallra e shërbime.
I kërkoj qeverisë që sa më parë të gjejë përkrahjen edhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe ta hapë urën që të jetë e lirë për qarkullim.
Nuk duhet lejuar që asnjë pjesë e saj të kthehet në geto jashtë vlerave universale të lirisë.