Berisha i Partisë Egjiptiane ankohet në KPM për “It’s my Home”: Ka terme ofenduese ndaj nesh - NACIONALE

Berisha i Partisë Egjiptiane ankohet në KPM për “It’s my Home”: Ka terme ofenduese ndaj nesh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë egjiptiane në Kosovë, Veton Berisha ka deponuar ankesë në komisionin e Pavarur për Media ndaj emisonit ‘’Its My Hom’’, i cili transmetohet në First Chanel.

Në ankesë, thuhet se komuniteti egjiptian ndjehen të shqetësuar për gjuhën e përdor në këtë emision.

“Komuniteti Egjiptian, ndjehemi të shqetësuar për gjuhën e përdorur, më çrast është përdorur termi ofendues ‘’Ma***’’, më qellim të poshtërimit të njeri tjetrit’’, thuhet në ankesën e bëre drejtuar KPM-së.

Veton Berisha, njëri nga deponuesit e ankesës, i ka thënë Gazetës Nacionale se presin që ankesa e tyre të shqyrtohet me seriozitet.

“Një video është duke qarkulluar në rrjetet sociale ku dëgjohen kandidatët e emisionit “It’s my Home”, duke përdorur gjuhë ofenduese ndaj komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptian. Për në, kjo është e pa pranueshme dhe presim nga KPM-ja, të ndërmarr hapat e duhur, edhe pse gjatë deponimit na njoftuan se është ndaluar transmetimi i këtij emisioni’’, tha Berisha.

Ndërsa aktivisti i shoqërisë civile, Ardijan Krasniqi, ka thënë se presin që kërkesa e tyre të miratohet sa më shpejt.

E , në rast mos miratimi do të ngrisin padi ndaj televizionit transmetues.

‘’Ne sot e deponuam ankesën, do të vazhdojmë edhe me ankesa të tjera deri sa ky term të mos përdorët në konotacion ofendues ndaj të tjerave. Ne presim që ankesa të merret parasysh në të kundërtën do të mendojmë edhe për padi. NË ditët në vazhdim do të dërgojmë edhe ankesa të tjera në KPM’’, deklaroj Krasniqi për Nacionale.

Berisha tha se KPM-ja i ka të gjitha mekanizmat që të qoj përpara këtë ankesë.

Emisioni “It’s my Home”, i cili transmetohet në First Chanël, ka ngjallur një debat të madh ditëve të fundit, pasi që është legjitimuar dhuna si dhe është lejuar që të transmetohet për publikun e gjerë.

Këshilli i pavarur i Mediave, sot ka ndaluar transmetimin e këtij emisioni për shkak të dhunës por jo edhe për shkak të gjuhës ofenduese ndaj komuniteteve jo shumicë.

Lajme të ngjashme