Berisha i LDK-së: Deklarata e presidentit kroat për Kosovën është dashakeqëse - NACIONALE

Berisha i LDK-së: Deklarata e presidentit kroat për Kosovën është dashakeqëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i LDK-së, Anton Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, që tha se “ndërkombëtarët e kanë aneksuar Kosovën nga Serbia”.

Berisha ka thënë se Milanoviq po bën deklarata të tilla pasi që është inferior ndaj kryeministrit kroat dhe se tash po bëhet “yll i mediave ruse dhe serbe”.

Ai ka thënë se deklarata e tij është dashakeqe.

Natyrisht, paralelizmi i tij i djeshem i okupimeve dhe aneksimeve ruse te Krimese dhe Donbas me “ aneksimin e Kosoves nga Serbia prej NATO-s”, pertej deshires se tij per te mbetur ne qender te vemendjes, eshte edhe dashakeqes.” – ka shkruar ai në Facebook.

Eshte veshtire per te besuar se presidenti aktual Milanoviq i cili ka qene edhe kryeminister i Kroacise, eshte aq i paditur per t’i mos marre parasysh faktet evidente, perderisa qeveria e Kosoves permes ambasades ne Kroaci eshte dashur menjehere te beje reagimin adekuat qe, per raste te tilla, eshte e normuar me Konventen e Vjenes.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Lajme të ngjashme