Berisha i LDK-së: Absurde heqja e pushimit pranveror nga ana e Ministrisë për nxënësit - NACIONALE

Berisha i LDK-së: Absurde heqja e pushimit pranveror nga ana e Ministrisë për nxënësit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Berisha ka thënë se “vendimi i Ministrisë së Arsimit që festa zyrtare e pushimit të mos vlejë për arsimtarët është absurd ashtu sikurse edhe heqja e pushimit pranveror për nxënësit”.

Berisha ka thënë se Ministria e Arsimit me këtë veprim po synon që ti penalizojë mësuesit duke i privuar nxënësit nga pushimi.

“Qëllimi i Ministrisë për të penalizuar arsimtarët duke i privuar nxënësit nga pushimi i veçon ata nga të gjithë bashkëmoshatarët europian dhe në të njëjtën kohë është tregues se Ministrisë nuk i intereson nxënësi por beteja politike e shprehur me pandjeshmëri ndaj fëmijëve dhe identifikon primitivizmin e hakmarrjes”.

Lajme të ngjashme