Berisha godet Osmanin: U bëre Presidente duke mohuar UÇK-në, je e poshtër dhe banale - NACIONALE

Berisha godet Osmanin: U bëre Presidente duke mohuar UÇK-në, je e poshtër dhe banale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionistaj Kimete Berisha ka drejtuar akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Duke komentuar fjalimin e presidentes Osmani për një vjetorin e agresionit rus në Ukrainë, Berisha ka shkruar se Osmani është bërë presidente duke i mohuar ushtarët e UÇK-së.

Ajo nuk i ka kursyer as fyerjet ndaj shefes së shtetit.

Sipas saj, Osmani është e poshtër dhe banale.

“Tezja Presidente tha se 'Lufta e Ukrainës është lufta jonë'! Jo teze. Lufta jote po shihet. U bëre Presidente duke i mohuar ushtarët e UÇK-së (duke e përdorur Rugovën për së vdekuri dhe duke i mashtruar ata që të mbështetën: herë Sejdiun e herë Mustafën).., E tash si Presidente po i punëson familjen në Institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti. S'të vjen inat: jo që je e poshtër, por që je banale! Se të jesh 'e poshtër' e të mos vërehesh - është marifet”, ka shkruar Berisha.

Ajo ia ka rikujtuar Osmanit edhe emërimin e tezakes (Venera Çerkini) në pozitën e Drejtoreshës së Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë.

“Hajde vëllain...e kuptoj...por nuk e kuptoj pse njeriu normal e shkatërron karrierën e vet për një ose më shumë teze... Nuk është e mundur ta duash tezen aq shumë, sa të turpërohesh publikisht për të...! Por, askush nuk e shkatërron veten për teze por për paret që i menaxhon tezja. Tezja është pare. Komandantja e Ministrisë së Bujqësisë...! P.S. Thjesht, marrëzi: Ta blesh me pushtet - dështimin...ta blesh met'njofshëm - turpin. (Vërejtje: Di edhe më zi - por s'po dua)”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme