Berisha e vlerëson lart vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Është koha që injorantët të heshtin
Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos në favor të votës së lirë, duke i refuzuar interpretimet se në Kosova ka votë të etnizuar e të komanduar.
Në postimin e tij në Facebook, z. Berisha ka shkruar se e mirëpret këtë vendim të Kushtetueses, të cilin e vlerësoi si plotësisht në përputhje me standardet kushtetuese të së drejtës zgjedhore.
Ai ka shkruar se ka qenë i vetmi jurist që publikisht ka arsyetuar se vota është e lirë.
Postimi i plotë: