Berisha: Drejtësia të merret me rastin Dehari, politika me ‘Zajednicën’ - NACIONALE

Berisha: Drejtësia të merret me rastin Dehari, politika me ‘Zajednicën’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Besnik Berisha ka reaguar ndaj debateve për vdekjen e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë rast do të duhej të merret vetëm drejtësia dhe jo politika.

Ai ka bërë me dije se politika duhet të merret me çështjen e formimit të Asociacionit.

A u moren vesh mes vete VV-ja, a po e lejne vrasje a vetevrasje ceshtjen e Astrit Deharit, se qysh po vjen puna, eshte rrezik me harru "drejtesine" e premtuar per Astritin e me u marre me Zajednicen. Mire do ishte qe drejtesine per Astritin me trajtu vetem ata qe kane mandat kushtetues, ndersa politikanet e deshtuar me u marre me Zajednicen e mohuar, tashme realitet i pranuar”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme