Berisha: Doarsa Kica-Xhelili ka bërë akt politik, jo tradhtie - NACIONALE

Berisha: Doarsa Kica-Xhelili ka bërë akt politik, jo tradhtie

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, ka reaguar ndaj sulmeve që po iu bëhen deputetes Doarsa Kica-Xhelili, e cila sot i është bashkuar LDK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kushtetuta e Kosovës ia mundëson deputeti lirinë e veprimit.

Sipas tij, ajo sot ka bërë një akt politik, jo akt tradhtie.

“Doarsa Kica-Xhelili është deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo, në gjykimin tim ka marrë një vendim politik racional duke e parë kontributin në Lidhjen Demokratike të Kosovës për çka e përgëzoj dhe i dëshiroj mirëseardhje. Kushtetuta ia mundëson Deputetit të përcaktohet dhe i jep lirinë e veprimit të tillë. Pra, është thjeshtë një akt politik, e jo akt tradhëtar, as heriok e aq më pak ngjarje e estradës”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme