Berisha del nga shtëpia pas tri javëve: Shkon në SPAK, përmend Edi Ramën para mediave - NACIONALE

Berisha del nga shtëpia pas tri javëve: Shkon në SPAK, përmend Edi Ramën para mediave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij pas tri jave në arrest shtëpie, për t’u paraqitur në SPAK.

Kështu kanë raportuar mediat në Shqipëri, ku sipas tyre, ai ka deklaruar se “beteja me botën e krimit vazhdon”.

Po ashtu, sipas“Top Channel”, ai ka përmendur edhe opozitën.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!

Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!” – citohet të ketë thënë ai.

Lajme të ngjashme