Berisha: Albulena Haxhiu ende sillet si një rebele e rrugëve - NACIONALE

Berisha: Albulena Haxhiu ende sillet si një rebele e rrugëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka kërcënuar një biznesmen nga diaspora me kallëzim penal për shkak të një statusi satirik.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Albulena Haxhiu ende sillet si një rebele e rrugëve, që përdor policinë e vendit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ende sillet si një rebele e rrugëve, me dallimin e vetëm që tash nuk godet policinë, por i përdorë ata për të burgosur qytetarin që brenda kornizës ligjore shfrytëzon satirën. Ministre, nëse je juriste e paditur, ke ne dispozicion këshilltaret, këshillohu me ata se pari para se me i dhënë urdhër policisë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme