Berisha: Albin Burdushi po e manipulon sektin e tij, ata janë të kapluar nga Sindoroma e Stockholmit
Anëatri i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur “Albin Burdushi”.
Ai ka vlerësuar se Kurti po i manipulon militantët e tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se militantët e kryeministrit janë një sekt që janë prekur nga “Sindoroma e Stockholm-it”.
“Albin Burdushi me magjit për “ luftë hibride” vazhdon t’i manipuloj të hipnotizuerit e sektit të tij, të cilët janë të kapluar nga “Sindoroma e Stockholm-it”. I gjori Haki Abazi boll është zvarrit pas Albinit, por nuk i dhezi…! Mirpo për me qenë korrekët ai sot në Kuvendin e Kosovës e ka pasuar veprimin ma atraktivë qe ka ndodhur ndonjëher në seanca plenare. Rrethimi me shirita vendit të krimit, për të mos i dëmtuar provat nga Klani Zdravo, ishte protesta më brilante që Hakia e ka bër në jetën e vetë e që ja ka kalu edhe Dardan Mulliqit dhe Ganimete Musliut.”, ka shkruar Berisha.