Bërbaniq i reagon Escobarit: Asociacioni nuk mund të kushtëzohet - NACIONALE

Bërbaniq i reagon Escobarit: Asociacioni nuk mund të kushtëzohet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një prononcim për Radio Televizionin e Serbisë, Bërnabiq ka deklaruar se nëse kushtëzohet Asociacioni në përmbajtje siç pretendon Escobar, atëherë dialogu mbetet i pakuptimtë.

Nëse e vendosni atë në përputhje me ligjet e tyre, e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse ata vetë nuk i respektojnë, dhe Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj. Nëse e respekton, nuk do të kishte ushtri të Kosovës, sepse në atë Kushtetutë thuhet që duhen pyetur serbët, por nuk janë pyetur”, ka pohuar ajo.

Më tutje, ajo qartësoi kërkesat e saj për ambasadorit amerikan Hill, të shprehura në një takim.

Dje pata një takim me ambasadorin amerikan Christopher Hill, i thashë se shpresoj për një qasje konstruktive, nuk shoh se ka hapësirë për diskutim me Kurtin, ai nuk ka asnjë dëshirë”, ka thënë Bërnabiq.

Lajme të ngjashme