Beqaj: Kurti në Maqedoni do të dështojë si në Shqipëri - NACIONALE

Beqaj: Kurti në Maqedoni do të dështojë si në Shqipëri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti për përfshirje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka vlerësuar se Kurti dhe askush tjetër nuk duhet të përzihet në zgjedhjet e një vendi tjetër.

Deputeti i PDK-së është shprehur i bindur se Kurti do të dështojë në Maqedoni sikurse në Shqipëri.

Sipas tij, ai do ta marrë faturën e duhur nga shqiptarët e Maqedonisë.

Kurti edhe më herët kur u përzieke në Shqipëri e ka marr faturën por edhe në Maqedoni do ta merr faturën se qytetarët njëherë i mashtroi gjithë jetën nuk mundët në Shqipëri nuk pati mundësi edhe në Maqedoni nuk do të ketë. Kurti po mshefët mbas kauzave të rrejshme se asnjë punë nuk po e realizon në Kosovë as në ekonomi as siguri as integrim të vendit”, ka thënë Beqaj.

Sipas tij, përfshirja në zgjedhjet e Maqedonisë është gjest i pahijshëm.

Është veprim jo i duhur e aq më shumë njëanshëm kur shkon atje dhe bëhet kundër njerëzve që kanë shumë vlera. Nuk e di misionin e kujt janë duke e kryer Vetëvendosja në krye me Kurtin, gjest i pahijshëm. Një fjalë e popullit ju përshtatët e kanë bërë fetë në Kosovë e po shkojë me rregullu në komshi. Veç dëme kanë me i bërë atyre që tentojnë me ju ndihmuar VV-ja”, është shprehur Beqaj.

Lajme të ngjashme