Beqa: Takim madhështor i PDK-së në Gjakovë; jemi gati - NACIONALE

Beqa: Takim madhështor i PDK-së në Gjakovë; jemi gati

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një takim madhështor në Gjakovë, ku u mblodhën qindra qytetarë e mbështetës për të dëshmuar unitetin dhe mobilizimin para sfidave të ardhshme politike.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka ndarë fotografi nga ky takim, duke theksuar entuziazmin dhe energjinë e pranishme. “Tashmë ne jemi gati!”, ishte mesazhi i tij, që pasqyron vendosmërinë e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së për të ecur përpara me vizion të qartë dhe program konkret.

Takimi në Gjakovë u karakterizua nga atmosferë e zjarrtë, thirrje për angazhim dhe besim në forcën e PDK-së për të sjellë ndryshim dhe zhvillim.

Lajme të ngjashme