Bënin thirrje për t'iu bashkuar luftës në xhihad, dënohen dy të akuzuarit
Denis Bytyqi është dënuar me 2 vjet burgim dhe Enis Bitiq me një vjet burgim, nën akuzat për përçarje dhe mosdurimit.
Ata në rrjetet sociale “facebook” dhe “tiktok” kishin për thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad, raporton Ekonomia Online.
Ndonëse nuk ishin të pranishëm, megjithatë, aktgjykimin dënues e shpalli kryetarja e trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Viloeta Namani – Hajra, ndërsa në trup gjykues ishte Lutfi Shala si dhe Kushtrim Shyti.
Me këtë rast, Denis Byqyit i ndërpritet masa e paraburgimit, me arsyetimin se kanë pushuar shkaqet për vazhdimin e kësaj mase.