Ben-Meir nuk sheh mundësi të ndonjë “sulmi madhor” nga Serbia ndaj Kosovës - NACIONALE

Ben-Meir nuk sheh mundësi të ndonjë “sulmi madhor” nga Serbia ndaj Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori amerikan Alon Ben-Meir nuk beson të jenë zbutur ca tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka shkruar ai në rrjetin e tij në “X” ku madje thotë edhe se “ndofarë sulmi i madh” ndaj Kosovës nga Serbia “nuk i shërben interesave” të kësaj të fundes.

“Nuk ka dyshime që tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk kanë rënë pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së për të zbutur çështje të ndryshe konflikti mes dy palëve. Sidoqoftë, dyshoj që mund të ketë ndofarë sulmi madhor nga Serbia, pasi që kjo thjesht s’i shërben interesit të saj”, ka shkruar Ben-Meir.

Lajme të ngjashme