Bekë Berisha: Unë si katunar do t'i ndreqi problemet e Prishtinës
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka thënë se kandidatura e tij ka qenë kërkesë e partisë dhe aktivistëve të kësaj në Prishtinë.
“E kemi bërë një program të mirë për qytetarët e Prishtinës se si duam praktikisht t’i kryejmë punët me afate. Së pari populli dhe kryeqyteti apo qyteti sepse nuk kemi mundur t’ia japim Prishtinës atë ngjyrimin si kryeqytet, nuk duhet të anohet nga partia politike edhe me dëmin që Prishtina të mos bëhet kryeqytet”, tha ai.
“Mua menjëherë janë lajmëruar të më tregojnë se unë jam katunar dhe unë s’po e lë kurrë asnjë mundësi më të voglën që të mendoj dikush se jam qytetar, po iu tregoj se jam katunar. Jam katunar, por këto problemet e Prishtinës, të prindërve, fëmijëve në shkolla, sigurisë, shtyllave elektrike, do të ua ndreq ky katunari”, tha Berisha në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.