Bekë Berisha: Të pezullohet çdo veprim opozitar, kryeministër mos dezerto - NACIONALE

Bekë Berisha: Të pezullohet çdo veprim opozitar, kryeministër mos dezerto

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër pas situatës së krijuar lidhur me pagat e mësimdhënësve.

Berisha ka shkruar në facebook se me greva e protesta, vetëm po i mundësohet Kurtit të ik nga përgjegjësia.

Ai i ka bërë thirrje kurtit që të qeverisë me vendin, e të mos dezertojë.

POSTIMI:

Të pezullohet çdo veprim opozitar. Tani kjo qeveri luftohet me mosveprim.

Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë- është duke punuar që kurtit t’i mundesohet ikja nga përgjegjsitë siç janë bisedimet, asociacioni, dimëri i rendë, vetingu etj.

Kryeministër i ke 51 %, qeveris me vendin mos dezerto.

Lajme të ngjashme