Bekë Berisha ironizon: Presidentja që 10 ditë tu repliku me sigurimin e aeroportit për çantën e saj private - NACIONALE

Bekë Berisha ironizon: Presidentja që 10 ditë tu repliku me sigurimin e aeroportit për çantën e saj private

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pyetur nësë është hapur ura nga kryeministri.

Berisha ironizoi me presidenten derisa thotë që ajo ende po i replikon aeroportit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ditëve të fundit po diskutohet për hapjen e Urës së Ibrit ajo nuk ka pasur asnjë qëndrim.

“Qka u bo me uren në Mitrovicë a e hapi Albini ? Pas gjith ketyre zhvillimeve, qe 10 dit presidentja Osmani hala ish tuj repliku me aeroportin me saktesisht me rojen e sigurimit privat të aeroportit për çanten e saj private !”, shkruan Berisha.

Lajme të ngjashme