Behxhet Pacolli thotë se Peci po gënjen: Më ka kërkuar të bëhet pjesë e listës së AKR-së në vitin 2014 - NACIONALE

Behxhet Pacolli thotë se Peci po gënjen: Më ka kërkuar të bëhet pjesë e listës së AKR-së në vitin 2014

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, i ka reaguar ashpër ministrit Faton Peci pas disa deklaratave ditën e djeshme.

Pacolli ia ka numëruar gënjeshtrat, sipas tij, ministrit Peci.

Ai ka thënë se Faton Peci në vitin 2014 i kishte kërkuar të bëhet pjesë e listës së AKR-së.

Postimi:

Kërkoj ndjesë publike që po detyrohëm, për herë të fundit të merrem me këtë.

Prapë ky Peci po *GENJEN*!

Ndalu, more, mos gënje!

A është për shkak të urtësisë dhe edukatës sime që nuk ke frikë dhe sulmon mua? Ndalu njëherë!

Peci ka ardhur te unë para zgjedhjeve të vitit 2014 dhe ka kërkuar të jetë pjesë e listës së AKR-së, duke fyer LdK dhe lidershipin e saj.

Unë nuk mund t’i ofroja një vend në listën e AKR-së. Pas mikpritjes së zakonshme në shtëpinë time, ai është larguar.

Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar të bëhej shef kabineti i Agim Bahtirit. Agim Bahtiri kishte ekipin e tij, dhe atëherë, Peci ishte i panjohur për ne.

Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar postin e zëvendësministrit të MPJ-së. Si mund t’i ofroj dikujt diçka që ne nuk e posedonim?

Në atë kohë, mandati ynë qeveritar kishte përfunduar; ishim në proces zgjedhor dhe, pa qenë pjesë e qeverisë, nuk kishim asnjë mundësi t’i ofronim një post të tillë.

Peci po *GENJEN* kur thotë se dikush në shtëpinë time i ka ofruar banesë ne Pr dhe 200,000 euro. Ai duhet të sjellë fakte për këtë genjeshtër, përndryshe do të duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Një akuzë e tillë është e rëndë dhe e natyrës korruptive.

Peci nuk duhet të tentojë të devijojë vëmendjen duke njollosur emrin tim. Ai duhet të përballet me akuzat që po i bën gjithë Kosova ndaj tij.

Lajme të ngjashme