Behrami: Sjelljet e Gjykatës Speciales po marrin përmasa kriminale, BE duhet ta ndalë këtë marrëzi
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale për shtyrjen e vendimit për ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka bërë me dije se sjelljet e Gjykatës Speciale nuk janë më vetëm të padrejta.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se to po marrin përmasa kriminale.
“Sjelljet e Gjykatës Speciale nuk janë më vetëm të padrejta. Ato po marrin përmasa kriminale. Padrejtësitë janë aq të thella saqë duhet të ndërtohet një Gjykatë e re për të gjykuar Prokurorinë dhe mekanizma tjerë të Dhomave të Specializuara. Është e pabesueshme si kjo lejohet të ndodhë në tokë dhe në zemër të Evropës dhe me mbështetje kaq entuziaste nga Bashkimi Evropian! Bashkimi Evropian duhet ta ndalë këtë marrëzi, këtë turp, këtë përpjekje për kriminalizimin e Kosovës”, ka shkruar Behrami.