Behrami: Qasja e VV-së është formulë për zgjedhje të reja - NACIONALE

Behrami: Qasja e VV-së është formulë për zgjedhje të reja

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratës së Arbërie Nagavcit nga Vetëvendosje, e cila tha se votat për formimin e qeverisë ekzistojnë, por se më pas duhet konsensus për zgjedhjen e presidentit.

Behrami e interpretoi këtë qasje si paralajmërim për një skenar që, sipas tij, çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Kjo është formula për të shkuar në zgjedhje”, tha Behrami.

Ai tha se një rend i tillë politik - konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e kryetarit, votimi i qeverisë, miratimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, e më pas çështja e presidentit - është përdorur edhe më herët në periudha që kanë përfunduar me zgjedhje nacionale.

Sipas Behramit, arsyeja pse kryeministri në detyrë Albin Kurti mund të synojë zgjedhje të reja lidhet me Marrëveshjen e Ohrit.

Ai pretendoi se Kurti ka frikë ta zbatojë një marrëveshje që, sipas tij, është e dëmshme për interesat e Kosovës dhe të cilën e ka pranuar në Bruksel dhe në Ohër.

“Dhe arsyeja pse don me shku në zgjedhje e kemi diskutuar disa herë, nuk ka ndryshu. Pra, qytetarët e Kosovës duhet ta dinë, është frika absolute e z.Kurti për të implementuar një marrëveshje të dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës, të cilën e ka pranuar në Bruksel dhe në Ohër”, deklaroi Behrami.

Lajme të ngjashme