Behrami: Prokuroria e Speciales po legjitimon propagandën e Serbisë kundër krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Behrami: Prokuroria e Speciales po legjitimon propagandën e Serbisë kundër krerëve të UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës Speciale.

Ai ka vlerësuar se dëshmitarët serbë të Gjykatës Speciale po shërbehen nga dezinformatat e shërbimeve sekrete serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se Prokuroria e Gjykatës Speciale po legjitimon propagandën e fabrikuar të Serbisë.

Duket se krejt dëshmitarët serbë që i kemi parë në proces gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, po shërbehen nga dezinformatat e Shërbimeve serbe. D.m.th. prokuroria e Gjykatës Speciale po legjitimon propagandën e fabrikuar të Serbisë dhe të Vuçiqit kundër krerëve të UÇK-së!”, ka shkruar Behrami.

Në fillim të kësaj, hetuesit e kësaj gjykate e kanë bastisur edhe shtëpinë e Behramit dhe të disa ish-këshilltarëve të Thaçit.

Lajme të ngjashme