Behrami: Kurti më shpesh e ka shkelur Kushtetutën sesa pragun e Kuvendit - NACIONALE

Behrami: Kurti më shpesh e ka shkelur Kushtetutën sesa pragun e Kuvendit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka folur sërish në lidhje me bllokadën institucionale.

Behrami ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurtin, dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, janë përgjegjës për situatën e krijuar.

Duke folur në Klan Kosova, Behrami deklaroi se Kurti “më shpesh e ka shkelur Kushtetutën sesa pragun e Kuvendit të Kosovës”.

“Ai nuk e ka fare problem këtë. Dhe shkeljen e Kushtetutës madje e portretizon si patriotizëm, kinse po e bën për interes të Republikës së Kosovës. Dhe kjo është po ashtu një çmenduri”, ka deklaruar Behrami.

Lajme të ngjashme