Behrami: Dokumenti më të cilin funksionon Dehari është ilegal, s'është dokument i Kuvendit - NACIONALE

Behrami: Dokumenti më të cilin funksionon Dehari është ilegal, s'është dokument i Kuvendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, tha se dokumenti më të cilën vepron kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, “nuk është dokument i Kuvendit”.

Behrami e akuzo Deharin për përdorimin e një dokumenti që ai e konsideron të jashtëligjshëm për të drejtuar seancat.

Sipas tij, për plotë 50 seanca, Avni Dehari, me mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë Kuvendin "peng".

“Që për 50 seanca z. Dehari me mbështetje të VV ka marrë peng Kuvendin, ju e keni pa, nuk është analogji e duhur, por pamjet e tillë neve na ka mbetur një ditë veç me dalë jashtë, si dikur deputetët e viteve 90’ta edhe me i mbajtë seancat jashtë”.

“Ku e kanë marrë këtë skenar të dytë për këtë komision, ai është dokument ilegal me të cilin funksionn z. Dehari nuk është dokument i Kuvendit”, ka thënë Behrami.

Lajme të ngjashme