Behrami: Bisedimet e Kurtit me partitë politike janë vetëm për të blerë kohë - NACIONALE

Behrami: Bisedimet e Kurtit me partitë politike janë vetëm për të blerë kohë

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, nuk beson në suksesin e bisedime që lideri i VV-së, Albin Kurti, ka filluar me partitë politike për themelimin e institucioneve të reja.

Ai ka bërë me dije se këto diskutime i ka nisur vetëm për të përfituar kohë.

Në një prononcim për FrontOnline, Behrami ka deklaruar se Kurti do të mundohet që sërish ta dërgojë vendin në zgjedhje.

“Negociatat e filluara nga Kurti janë vetëm për të blerë kohë. Ai do të mundohet që vendin ta dërgojë sërish në zgjedhje në dhjetor. Deri atëherë fajin do të mundohet ta mbulojë me drama dhe negociata pa substancë”, ka deklaruar Behrami.

Lajme të ngjashme