Behramaj thotë se ZPS-ja nuk i kthen telefonët dhe llaptopët e konfiskuar: Bleni lirisht të rinj
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, i cili muaj më parë ishte bastisur nga hetuesit e Dhomave të Specializuar të Kosovës në Hagë, ka treguar që telefonin dhe llaptopët e konfiskuar nuk i janë kthyer nga ZPS-ja.
Ai ka thënë se ZPS-ja “nuk i kthejnë telefonët dhe llaptopët.”
“Veç po iu tregoj që këta të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, nuk i kthejnë telefonët dhe llaptopët. Bleni lirisht të rinj.” – ka shkruar ai.
Reagimi i tij vjen pasi ish-komandati i UÇK-së, Rrustem Mustafa iu konfiskua telefoni të martën mbrëma nga ZPS-ja.
Ngjashëm raportohet se kanë vepruar edhe me ish-deputetin, Nait Hasani, të cilit po ashtu i është konfiskuar telefoni.
