Behramaj: Libri për Hashim Thaçin bashkoi gjithë shqiptarët e rajonit
Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka komentuar ceremoninë e mbrëmshme të promovimit të librit “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”.
Ai ka vlerësuar se derisa lideshipi aktual i Kosovës po përçan shqiptarët, promovimi i librit të Thaçi i ka bashkuar shqiptarët e të gjitha trojeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Behramaj ka shkruar se libri në fjalë i bashkoi edhe politikanët që dinë të nderojnë kundëteshtaret politikë.
“Ndërkohë që nga lidershipi përçarës i tashëm i Kosovës, sistematikisht këto vite janë përçarë shqiptarët në rajon, promovimi i mbrëmshëm i librit “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, bashkoi në Kosovë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. I bashkoi përfaqësuesit e komuniteteve, por edhe politikanët që dinë t’i nderojnë kundërshtarët politikë dhe vlerat e njëri-tjetrit”, ka shkruar Thaçi.