Bëhet thirrje urgjente për të intervenuar në shuarjen e zjarrit në bjeshkët e Lubeniqit
Asambleisti i AAK-së në Pejë, Drin Veselaj, ka bërë thirrje urgjente për fikjen e zjarrit në bjeshkët e Lubeniqit.
Ai bëri të ditur se “zjarret që kanë përfshirë bjeshkët e Lubeniqit nga e Shtuna” dhe se “po shkaktojnë një dëm të jashtëzakonshëm në mjedisin natyror, kafshët, dhe në mënyrën e jetesës së banorëve tanë që kanë lidhur jetën e tyre me këto male.”
“Në këto momente, ku ndihma dhe ndërhyrja janë urgjente, është e dhimbshme të shohim se përballë kësaj situate jetike, përpjekjet janë të kufizuara vetëm në disa banorë të vendosur dhe të guximshëm, të cilët po luftojnë me çdo mënyrë për të ndalur zjarrin që po përhapet. Këta banorë janë heronj të vërtetë të komunitetit tonë dhe meritojnë respektin dhe mbështetjen e të gjithëve. Por nuk duhet dhe nuk mund të jenë vetëm.” – tha Veselaj.
Postimi i plotë: