Bëhet ngritja solemne e flamurit për nder të Ditës së Pavarësisë
Pas mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës, është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës.
Në këtë ceremoni të zakonshme për nder të Ditës së Pavarësisë, kanë marrë pjesë liderët institucionalë, duke përfshirë presidenten Vjosa osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Më pas, të tre liderët kanë bërë nderime te Monumenti i të Pagjeturve, raporton EO.
