Begatia ekonomike e Muratit, Bajrami: Kosova me tkurrjen më të madhe të popullësisë në botë, po ikin prej lulëzimit ekonomik
Hekuran Murati, deputet dhe Ministër i Financave (antikushtetues, sipas Gjykatës Supreme) kohëve të fundit e ka lënë hobin e jurisprudencës dhe i është kthyer njoftimeve për rritje ekonomike “më të lartën në rajon” dhe “rritjen e qarkullimit dhe fitimeve të bizneseve”.
Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike, nxori të dhëna nga raporti i Bankës Botërore ku Kosova është më së keqti në botë me tkurrje të popullsisë.
Ironikisht, pyeti aBajrami, “prej kujt po ikin qytetarët? Prej lulëzimit ekonomik?”.
Postimi i Bajramit:
Derisa deputetët uzurpatorë të zyrave të qeverisë krekosen për zhvillim ekonomik, Banka Botërore ua rrëzon krejt propagandën: “Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë.”
A po e kuptoni?
Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës.
Prej kujt po ikin qytetarët? Prej lulëzimit ekonomik?
Linku i raportiti në koment👇