Begaj takohet me Escobarin, flasin për uljen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar në Nju Jork me Gabriel Escobarin, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Në një njoftim të Presidencës së Shqipërisë, tregohet se Begaj e Escobar kanë vënë theksin te domosdoshmëria e uljes së tensioneve në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në takim u vu theksi tek domosdoshmëria e uljes së tensioneve në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve. Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.” – thuhet nga Presidenca e Shqiprëisë, transmeton Koha.