Begaj: Siguria duhet të mbetet prioriteti ynë kryesor
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi në rrejtin social Facebook, ka përkujtuar sulmet e 11 Shtatorit në SHBA.
Begaj tha sesot kujtojmë të gjith ata që humbën jetën më sulmet e 11 shtatorit, sulme të cilat ndryshuan botën përgjithmonë
“Sot kujtojmë me dhimbje dhe respekt të gjithë ata që humbën dhe sakrifikuan jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit kundër SHBA dhe demokracisë, sulme të cilat e ndryshuan botën dhe perceptimin për sigurinë përgjithmonë”, tha Begaj
Begaj, u deklarua edhe për sulmin kibernetik mbi Shqiperinë.
‘’Sulmet kibernetike të kohëve të fundit në infrastrukturën tonë virtuele sjellin në vëmendje që siguria duhet të mbetet prioriteti ynë kryesor”, ka deklaruar Begaj
Ai deklaroj se ne duhet të fokusohemi tek ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve tona ndërkohë që forcojmë lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe qytetarëve.