Begaj: Shqipëria do të mbetet promovuese e palodhur e bashkëpunimit rajonal
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka shkruar në lidhje me Provesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, përkatësisht samitit që po mbahet në Shkup, nën moton “Të ndërtojmë ura, të ndërtojmë besim”.
I pari i shqiptarëve ka thënë se Shqipria ka qenë dhe do të betet promovuese e palodhur e bashkëpunimit rajonal, duke shtuar faktin se Shqipëria nga korriku do ta udhëheqë këtë process.
E plotë:
I nderuar të marr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shkup sot.
Urime Maqedonisë së Veriut për drejtimin e SEECP nën moton 'Të ndërtojmë ura, të ndërtojmë besim'.
Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet promovuese e palodhur e bashkëpunimit rajonal.
Shqipëria nga korriku i këtij viti do të marrë kryesimin e SEECP, e do të punojë për të çuar përpara përpjekjet tona për integrimin europian.