Begaj në takim me Lordi Peach, diskutojnë për kapërcimin e situatës pas sulmit terrorist serb në Banjskë - NACIONALE

Begaj në takim me Lordi Peach, diskutojnë për kapërcimin e situatës pas sulmit terrorist serb në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takim me Lordin Stuart Peach, i ngarkuar i posaçëm i Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, i cili shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith.

Presidenti Begaj ka vlerësuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar në Procesin e Berlinit dhe ndaj zhvillimeve më të fundit në Kosovë.

ai ka theksuar se Procesi i Berlinit po luan një rol të jashtëzakonshëm në përgatitjen e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj dhe Lordi Peach diskutuar ide dhe mendime mbi kapërcimin e situatës së shkaktuar nga sulmi terrorist serb në Banjskë në 24 shtator, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.

Lajme të ngjashme