Begaj kalon transit në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut - NACIONALE

Begaj kalon transit në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia njofton për ndërprerje perkohësisht të qarkullimit në trafik në disa segmente pasi që në Kosovë do të kaloj transit Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas njoftimit, Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe ka angazhuar njësitë përkatëse për të garantuar sigurinë e eskortës presidenciale, si dhe zhvillimin normal të lëvizjes përgjatë itinerarit të planifikuar.

Ndërprerjet e përkohshme të trafikut do të realizohen në intervale të shkurtra kohore në segmentet rrugore nga pika e kalimit kufitar Vërmicë deri te pika e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, si gjatë hyrjes, ashtu edhe gjatë kthimit të delegacionit.

Njoftimi i Policisë:

Prishtinë, më 8 korrik 2026

Me datën 08.07.2026, Policia e Kosovës, me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj, ka ndërmarrë paraprakisht të gjitha veprimet e nevojshme operative duke angazhuar njësitë përkatëse policore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe rrjedhës së lirë të komunikacionit rrugor përgjatë rrugëve lëvizëse të eskortës.

Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, me datën 08.07.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë dhe anasjelltas, gjatë kthimit po ashtu me të njëjtën datë, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës falënderon paraprakisht të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit e trafikut rrugor për mirëkuptim të plotë

Lajme të ngjashme