Befason Raci: E padrejtë me i ra në qafë ministrit Peci - NACIONALE

Befason Raci: E padrejtë me i ra në qafë ministrit Peci

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Gazmir Raci, i ka dalur në mbrojtje ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, pas publikimit të një videoje ku shihet një vajzë e mitur e komuniteteve pakicë duke u larguar me dhunë nga një lokal, derisa paraprakisht kërkoi lëmoshë nga ministri në fjalë.

Raci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e padrejtë me i ra në qafë ministrit, për indiferencën e tij ndaj dhunës mbi një të mitur.

E padrejtë me i ra në qafë Ministrit Peci për këtë rast. Duket qartë në video që është i foksuar në bisedë dhe nuk e ka parë ngjarjen”, ka shkruar Raci.

Ne të tjerët i shohim këto sjellje çdo ditë dhe nuk reagojmë. Ai që ka xhiruar ka pasë më shumë obligim që të reagoj ndaj kamarierit sepsa të bëjë ‘politikë’ me rastin e një të miture, shfaqja e pamjes së fytyrës së cilës pa miratim të prindërve apo kundestarëve legal është e ndaluar me ligj”, ka shkruar me tej ai.

Lajme të ngjashme