Befason Berisha: Spotet "erotike" të këngëtareve rrezik për sigurinë kombëtare
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur sot në Frontal për sigurinë kombëtare, duke thënë se sulmet ushtarake nuk janë kërcënimi kryesor për sigurinë në Kosovë.
Ai ka përmendur një element të pritur që mund të vërë në pikëpyetje sigurinë kombëtare.
Sipas tij, spotet e këngëtarëve dhe situatat sensuale në to janë rrezik sigurie kombetare.
“Edukimi televiziv mund të jetë rrezik nacional. A e keni pa muzikën tonë çfarë fjalë dhe çfarë skena fliten. A nuk paraqet cenim i sigurisë ajo mu dridh mbi tavolinë dhe me gju euro dhe dollarë përpjetë, a? A s’paraqet rrezik gjithë ato skena erotike? Filmat turq që i dominojnë televizionet dhe krejt skenarët e tyre falsin për tradhtinë pandershmërinë, imoralitet…Siguria nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake”, ka thënë Berisha në Frontal, shkruan Express.