Befasohet Laura Fazliu, eliminohet nga Grand Slami i xhudos në Abu Dhabi - NACIONALE

Befasohet Laura Fazliu, eliminohet nga Grand Slami i xhudos në Abu Dhabi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, e mbylli Grand Slamin e Abu Dhabit më herët seç pritej. Ajo pësoi humbje me rezultat 10:0 nga xhudistja portugeze Timo Barbara.

Në kategorinë -63 KG u zhvillua dueli tjetër për Laura Fazliun në turneun e Abu Dhabit, ku u ndesh ndaj portugezez Barbara.

Edhe pse kishte besim të madh në një triumf të xhudistes Fazliu, ajo u mposht nga Barbara në sekondat e fundit të duelit. Tre gabime të palejuara të njëpasnjëshme i kushtuan me disfatë 10:0 dhe eliminim të parakohshëm nga gara.

Më herët, gjegjësisht në duelin e parë, Fazliu arriti të fitonte ndaj xhudistes braziliane Cardoso.

Pra, me vetëm një rreth të fituar ajo mbaroi kapitullin e pjesëmarrjes në këtë Grand Slam.

Nga xhudistet kosovare e fundit që do të paraqitet në turneun në fjalë do të jetë Loriana Kuka.

Gjithashtu, edhe në rastin e saj shpresohet që të dalë me ndonjë medalje. Duelet ajo do t'i nisë nesër rreth orës 08:00 me kohën tonë lokale.

Dje, ishte Nora Gjakova ajo që fitoi medaljen e argjendtë pas një kohe vërtet të gjatë që vuante nga lëndimi, duke bërë kështu një rikthim të mirë.

Lajme të ngjashme