Bedri Hamza uron 8 Marsin: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë dhe meritojnë respekt e mbështetje
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shënuar 8 Marsin me një mesazh urimi për gratë, duke vënë theksin te nevoja për respekt, mbështetje dhe mundësi të barabarta në shoqëri.
Hamza tha se gratë kanë rol të pazëvendësueshëm në përmirësimin e jetës së përditshme dhe në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë.
“Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë dhe meritojnë respekt e mbështetje. Nënat, motrat, bashkëshortet që punojnë dhe vajzat që ëndërrojnë, të gjitha duhet të kenë mundësi të barabarta në shoqërinë tonë. Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!”, shkroi kreu i PDK-së.