Bedri Hamza: Qytetarët e Kosovës janë varfëruar në masë të madhe - NACIONALE

Bedri Hamza: Qytetarët e Kosovës janë varfëruar në masë të madhe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka folur në T7 për situatën ekonomike në Kosovë.

Hamza mendon se situata me inflacion i ka varfëruar qytetarët e Kosovës.

“Kur e shikojmë standardin e qytetarëve të Kosovës, ne e dimë që qytetarët tonë janë të një shtresë ku pjesën më të madhe të shportës së konsumit e përbëjnë produktet dhe artikujt bazikë, që dmth qytetarët e Kosovës janë varfëruar në masë të madhe”, tha Hamza.

Kreu i Mitrovicës tha se vlera e pagave është më e vogël.

“Qytetarët e Kosovës nominalisht i marrin të njëjtat paga, por realisht pagat e tyre kanë vlerë më të vogël. Ndoshta sot nuk mundesh me ble artikuj me 150 euro sa ke blerë para dy-tri vjetëve me 100 euro”, tha Hamza.

Ai tha se “tash po kërkohet një minimum i ruajtjes së vlerës reale të parasë”

Kujtojmë që sipas Agjensionit të Statistikave të Kosovës, inflacioni vjetor në Kosovë deri në muajin gusht 2022, ka arritur në 13 për qind. Kjo rritje e inflacionit përkthehet me rritjen enorme të çmimeve të shumë produkteve ushqimore në Kosovë këtë vit. Ndërsa, në krahasim me korrikun 2022, inflacioni në gusht u rrit për 0.2 për qind. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 13.0% në muajin gusht 2022, krahasuar me muajin gusht 2021

Lajme të ngjashme